Hetimet për Epstein, kontrollohen pronat e lidhura me Mandelsonin

Hetimet për Epstein, kontrollohen pronat e lidhura me Mandelsonin

Policia britanike të premten kontrolloi dy prona të lidhura me ish-ambasadorin e këtij vendi në Amerikë, Peter Mandelson si pjesë e një hetimi që rrjedhin nga lidhjet e tij me të ndjerin Jeffrey Epstein.

Zëvendës-Ndihmës Komisioneri i Policisë Metropolitane, Hayley Seëart, tha se “oficerët nga ekipi Qendror i Specializuar i Krimit të Metropolit janë në proces të kryerjes së urdhrave të kontrollit në dy adresa, një në zonën e Ëiltshire dhe një tjetër në zonën e Camden.

“Kontrollet lidhen me një hetim të vazhdueshëm për sjellje të pahijshme në veprat penale të detyrës publike, që përfshin një burrë 72-vjeçar”.

Mandelson, 72 vjeç, ka shtëpi në Wiltshire në Anglinë perëndimore dhe në zonën e Camden të Londrës, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Ish-ministri i kabinetit, ambasadori dhe burrështetasi i vjetër i Partisë Laburiste në pushtet po hetohet për sjellje të pahijshme të mundshme në detyrën publike mbi dokumente, pjesë e një grumbulli dosjesh të Epstein të publikuara në Shtetet e Bashkuara, që sugjerojnë se ai i ka kaluar informacione të ndjeshme qeveritare Epsteinit një dekadë e gjysmë më parë.

Shpërndaje në: