Hetohet klubi gjerman, shkak reklamat seksi
Këshilli i Reklamave i Gjermanisë hapi një hetim për një klub volejbollistesh të grave pas marrjes së disa ankesave në të cilat u raportua se lojtarët mbanin mbishkrime seksiste në fanelat e tyre sportive.
Në informacionin e dërguar në agjenci u theksua se në anën e pasme të atletëve mund të lexohej ‘prachtregion.de’, një adresë interneti që në shqip do të përkthehej si ‘zonë e mrekullueshme’.
Ankuesit konsideruan se ishte një shkelje për lojtarët e ekipit të Bundesligës VfB Suhl Lotto Thüringen, pasi këto fjalë ishin shtypur vetëm në zonën e pasme të tyre. Nuk është hera e parë që organi i publicitetit e pkërcepton këtë klub të divizionit të parë gjerman. Vitin e kaluar, grupi zgjodhi si një slogan ‘beste-lage.com’, që përkthehet në shqip si ‘vendi më i mirë’, duke aluduar direkt në të pasmet e atleteve.

Këshilli i Reklamave i Gjermanisë kupton se kjo fushatë reklamuese është ofenduese për anëtarët e ekipit, pasi i zvogëlon ato në vetëm një trup. Prandaj, njësia ekonomike ka kërkuar sqarime në rrethin e Schmalkalden-Meiningen (në Gjermaninë qendrore) që me këto reklama synon të publikojë territorin e saj.
Në volejboll, një sport në të cilin lojtarët veshin një pjesë të madhe të trupit të tyre të ekspozuar, është e zakonshme që veshjet profesionale të përfshijnë reklamat në pjesën e prapme, transmeton Gazetasheshi.com
“Lojtarët e volejbollit nga pjesët e tjera të Gjermanisë dhe gjithashtu ekipet e meshkujve të tjerë mbajnë reklama të dyanshme në pantallona të shkurtra”, argumenton guvernatori i qarkut, Peggy Greiser. “Atletët e trajnuar mirë janë si modele, ikona seksuale sexy”, shtoi ai.



