Heynckes beson te mrekullia

Heynckes beson te mrekullia

Trajner i Bayernit shpreson në kualifikim të skuadrës së tij. Jupp Heynckes është optimist që Bayer Munich mund t’ia dalë të përmbysë rezultatin dhe të kualifikohet në Santiago Bernabeu duke e mposhtur Real Madridin. Trajneri i bavarezëve theksoi se Reali nuk është ekip i pamposhtshëm dhe se skuadra që ai drejton ka kualitetet e duhura për të bërë mrekulli.

“Mendoj se kemi të gjitha mundësitë tona për t’u kualifikuar në finale”, ka thënë Heynckes.

“Reali nuk është i pathyeshëm në shtëpi dhe ndeshja me Juventusin është një tregues i qartë për këtë”.

“Do të jetë një sfidë shumë e vështirë për ne, por po aq e komplikuar edhe për kundërshtarët tanë. Skuadra ime di t’i luajë ndeshje të tilla, ndaj e vetmja gjë që duhet të përmirësojmë, është efikasiteti, që na mungoi në takimin e parë”, përfundoi ai.

Shpërndaje në: