Hidhet shorti për kualifikueset për Kupën e Botës 2028 në futsall, Kosova mëson kundërshtarët
Kualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2028 në futsall do të fillojnë me raundin para-kualifikues nga 6 deri më 15 prill 2026 dhe grupet janë përcaktuar tashmë pas shortit të hedhur sot (e premte) në Nyon të Zvicrës.
Në total, 48 federata kombëtare të UEFA-s janë përfshirë në garë. Çdo federatë pjesëmarrëse e fillon garën sipas Koeficientëve të Ekipit Kombëtar të Futsallit për Meshkuj.
24 pjesëmarrësit e renditur më lart hyjnë direkt në ‘Main Round’, ndërsa 24 federatat e renditura më poshtë e fillojnë garën në këtë raund para-kualifikues.
Ato u shortuan në gjashtë grupe me nga katër ekipe. Për secilën vazo, ekipet u shpërndanë sipas rendit alfabetik dhe ranë në short në Grupet A deri në F.
Kombëtarja e Kosovës në futsall do të jetë pjesë e grupit D, së bashku me Malin e Zi, Austrinë dhe Gjibraltarit, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Në anën tjetër, Kombëtarja e Shqipërisë do të jetë në Grupin E, së bashku me Letoninë, Qipron dhe San Marinon.
Fituesit dhe vendet e dyta të çdo grupi të raundit para-kualifikues kualifikohen për në ‘Main Round’./Periskopi/



