Hidhet shorti për ‘Kupën e Mbretit’, Barcelona kundërshtarë më të vështirë se Real Madridi

Hidhet shorti për ‘Kupën e Mbretit’, Barcelona kundërshtarë më të vështirë se Real Madridi

Është hedhur shorti për Kupën e Spanjës “Del Rey”.

Skuadra e Real Madridit do të jetë mysafirë i Numancias. Kurse, Barcelona mysafirë i Celta Vigos.

Atletico Madrid në short i ka rënë klubi i Lleida Esportiu. Valencia luan kundër Las Palmas dhe Espanyoli  kundër Levantes.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 3 janar, kurse ato të kthimit më 10 janar 2018.

Shpërndaje në: