Hidrauliku fitoi 17 milionë euro në lotari, të nesërmen u kthye në punë (Foto)
Të afërmit e tij kanë mbetur të befasuar, kur e kanë parë 52-vjeçarin që përkundër pasurisë, sërish iu kthye profesionit të vjetër sikur të mos ndodhte asgjë, transmeton Telegrafi.
Madje, ai i ka paguar afro dymijë euro, që të kryej një kurs intensiv që të licencohet për kryerjen e disa punëve të tjera si hidraulik.
“Kjo është jeta ime dhe milionat nuk kanë ndryshuar asgjë te unë. Gjithmonë e kam pasur ëndërr që të licensohem për të punuar në sistemin e gazit dhe besoj se do ta arrijë në të ardhmen” ka thënë Doherty. “Angazhimet e përditshme më bëjnë që të jem i thjeshtë dhe t’i mbaj këmbët për toke.”
Në vend se të shkojë në ndonjë plazh dhe të shpenzojë paratë e fituara, ai vazhdon me punën e zakonshme, megjithëse tani vozitë një furgon Mercedes që është mjaft i shtrenjtë.





