Hierro: Ne nuk mund të ndryshojmë asgjë për dy ditë!

Hierro: Ne nuk mund të ndryshojmë asgjë për dy ditë!

Fernandoi Hierro sot u zyrtarizua si trajner i Spanjës pasi Federata spanjolle e shkarkoi Julen Lopetegui

Momente aspak të mira po kalon ‘Stuhia e Kuqe’ pasi ka ndryshime në stafin teknik me Julen Lopetegui, i cili dje vendosi që të pranonte ofertën për t’u bërë trajner i Real Madridit, shkruan Periksopi.

Federata e Futbollit të Spanjës reagoi sot duke e shkarkuar Lopeteguin dhe duke e sjellur në pankinë Fernando Hierron.

“Kjo është një sfidë e mirë dhe emocionuese”, ka thënë Hierro në konferencën e tij për shtyp.

“Rrethanat janë ato që janë dhe prej tani e pranoj përgjegjësinë me guxim, nuk mund të ketë ndonjë mënyrë tjetër.

“Ne kemi një grup lojtarësh që kanë qenë së bashku për dy vjet dhe unë kam qenë drejtor sportiv, kështu që e kuptoj se motivimi është i madh.

Hierro foli edhe për ndeshjen e parë që Spanja do ta luajë kundër Portugalisë.

“Shumë prej stafit janë akoma me ne dhe ne kemi shikuar videot rreth ndeshjes së ardhshme, kështu që duhet të jemi inteligjent. Prej tani deri në ndeshjen e Portugalisë nuk kemi aftësinë për të ndryshuar shumë.Nuk mund të ndryshojmë asgjë për dy ditë,” përfundoi Hierro. /Periskopi/

Shpërndaje në: