Higuain: Ai më bindi që të vija te Milani, pashë ndershmëri në sytë e tij
Gonzalo Higuan u transferu te Milani dhe krejt kjo falë Leonardos
Ish-trajneri i Milanit, Leonardo që tani po kryen punën e drejtorit sportiv e bindi ‘El Pipitan’ që të transferohet në ‘San Siro’, transmeton Periskopi.
“Unë dua të falënderoj Milanin për përpjekjet e mëdha që ka bërë për të më sjellë këtu,” ka thënë Higuain.
“Kjo është një sfidë e madhe për mua. Shpresoj tua shpaguaj besimin që kanë treguar. Unë jam bashkuar me një klub me një histori të madhe”.
“Vendosa të vij këtu, më pëlqen gjithçka që kam parë, tifozët e meritojnë Milanin të kthehet aty ku kanë qenë gjithmonë”.
“Ishte Leonardo, ai që më bindi të vija këtu . Fjalët e tij më bindën, pashë ndershmërinë dhe besimin në sytë e tij”.

Argjentinasi në fund u pyet se kush do të shënon gola më shumë në fund ai apo Mauro Icardi.
“Ju tashmë e dini përgjigjen,” u shpreh Higuain. /Periskopi/.



