Higuain: Dëshiroja që të pensionohesha nga futbolli kur mora vesh se nëna ime ishte sëmurë

Higuain: Dëshiroja që të pensionohesha nga futbolli kur mora vesh se nëna ime ishte sëmurë

Gonzalo Higuain e ka pranuar që mendonte largimin nga futbolli kur nënë e tij ishe sëmurë

Argjentinasi ka shënuar 23 gola këtë edicion me Juventusin dhe për herë të pestë radhazi ai arrin në 20+ gola gjatë një sezoni, por ai do të mund të ishte pensionuar më herët, transmeton Periskopi.

“Mendoja që të largohesha nga futbolli,” ka thënë Higuain për ‘TNT Sports’.

“Nuk ndodhi shumë kohë më parë, kur mësova se nëna ime ishte e sëmurë. Ishte një moment i tmerrshëm, por ishte ajo që më kërkoi të vazhdoja dhe kjo më dha forcë.

“Bota e futbollit është e çuditshme. Kur ju ndaleni së shënuari atëherë nuk vleni më.

Higuain ka qenë i kritikuar për rastet e shumta të humbura në ndeshje të mëdha.

“E vërteta është se kritikohen më të mirët, kështu që unë jam i qetë. Njerëzit ju sulmojnë juve kur humbni një gol, por harrojnë që keni shënuar 300 gola më parë,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: