”Higuain është sulmuesi më i mirë në botë”

”Higuain është sulmuesi më i mirë në botë”

Gonzalo Higuain mund të ketë vuajtur te Milani, por ish-bashkëlojtari i tij Alessio Romagnoli beson se sulmuesi i Chelseat është më i miri në botë.

Higuain shënoi gjashtë gola në gjysmën e parë të sezonit në Serie A, por forma e tij gjatë këtyre 15 ndeshjeve e pa sulmuesin e Argjentinës shpesh të kritikuar.

31-vjeçari ka ndërruar Italinë për Anglinë muajin e kaluar pasi Chelsea ra dakord për një kontratë huazimi me klubin që posedon kartonin e tij Juventusin, ndërsa Milani bleu sulmuesin e Genoas, Krzysztof Piatek.

Related image

“Unë ende mendoj se ai është sulmuesi më i mirë në botë”, tha mbrojtësi, citohet nga Calciomercato.

”Më vjen keq që ai vendosi të largohet, por ne respektojmë vendimin e tij. Ai është një mik i imi dhe nëse është i lumtur, unë jam në rregull me të”.

”Tani kemi lojtarë të tjerë që nuk do të na bëjnë të pendohemi për largimin e tij”, përfundoi ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: