Higuain i jep fitoren minimale Juventusit
Juventusi ka mposhtur Atalantan si mysafir për t’iu afruar edhe më shumë finales së kupës së Italisë.
“Zonja e Vjetër” mposhti vendasit në gjysmëfinalen e zhvilluar në Atalanta me golin e vetëm të realizuar nga Gonzalo Higuain.
Atalanta kishte mundësi të mirë që të barazonte rezultatin, por Gianluigi Buffon priti penaltinë e Gomezit në minutën e 25.



