Higuain ‘thumbon’ Real Madridin dhe Napolin

Higuain ‘thumbon’ Real Madridin dhe Napolin

“Kam luajtur disa herë ndaj tyre me Napolin, dhe na kanë eliminuar në Europa League. Kanë një stadium të bukur, dhe një ekip që luan shumë fortë. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm”, tha Higuain.

“Juventusi? Të jesh fitues është e vetmja gjë që ka rëndësi në futboll. Kjo nuk është një frazë në eter, por shembulli më i qartë dhe thelbi i ekzistencës së Juventusit. Një klub ku shqetësohesh vetëm për të luajtur e fituar. Kjo është një gjë e rëndësishme. Ndihem shumë i lumtur me dashurinë që këmbej nga fusha me shokët e skuadrës, tifozët, klubin, qytetin. Të luash në Juventus Stadium është diçka spektkoalar. Para se të futesh në fushë sheh fotot e Platini, Baggio, Zidane, Del Piero dhe thua: me të njëjtën fanellë dhe të mos jap maksimumin?”, u shpreh Higuain.

Shpërndaje në: