‘Hiqi, hiqi brekët, t’i jep Duka lekët’. Turpërohet Enea Jorgji

‘Hiqi, hiqi brekët, t’i jep Duka lekët’. Turpërohet Enea Jorgji

FSHF dhe arbitri Enea Jorgji ishin shënjestra e ultrasve të Partizanit të cilët nga stadiumi ofendonin dhe protestonin ndaj fenomeneve të fundit që tronditën futbollin shqiptar.

Kukësi-Skënderbeu duhet të ishte një “finale” e bukur për të gjithë sportdashësit por u kthye në një arenë sherri pasi arbitri Enea Jorgji me vendimet e tij skandaloze u bë protagonist i ndeshjes.

Vendimet skandaloze të Jorgjit në dëm të Skënderbeut nuk janë përfolur vetëm nga korçaret por edhe nga rivalët e tjerë të Superligës.

Episidet pikante të tifozëve të Partizanit gjatë ndeshjes kundër Korabit:

-Në kohën që ekipet po hynin në fushë, tifozët nisin të thërrasin: “Para Kukësi! Bravo Jorgji!”. Pas përshëndetjeve dhe fotografive, futbollistët e Partizanit shkojnë e përshëndesin tifozët e tyre te sektori ku rrinin dhe më pas nis ndeshja, shkruan ‘Panorama Sport’.

-Për minuta të tëra, ultrasit këndonin në kor këtë refren: “O sistem i korruptuar/ ti futbollin po e vret/ ju zyrtarët me kollare/ vratë pasionin veç për pare”.

-Në minutën e 37-të, ultrasit e kuq e kanë me gjyqtarin anësor: “Hiqi, hiqi brekët, t’i jep Duka lekët”. Shpeshherë ata ironizonin me vendimet e gjyqtarëve duke u kujtuar gabimet që kanë bërë ndaj Partizanit në të shkuarën me penallti të padhëna, pozicione jashtë loje, kartonë të verdhë etj., etj. Madje, në minutën e 39-të, kur Ekuban pretendon për penallti dhe gjyqtari nuk e jep, tifozët nisin të duartrokasin arbitrin.

Shpërndaje në: