Hirscher e mbyll botërorin me të artën e dytë
Hircher, 27-vjeçar, e ka dërguar shifrën e medaljeve të fituara në botërorë në gjashtë të arta dhe nëntë në përgjithësi. Të premten ai fitoi të artën në sllallom të madh dhe më herët doli i argjendtë në kombinim, shkruan sot “Koha Ditore”.
Medaljen e argjendtë, të dielën, e fitoi bashkëkombasi i tij, Manuel Feller, derisa e bronzta i takoi gjermanit Felix Neureuther.
“Është perfekte, dielli po shkëlqen dhe kushtet sot ishin fenomenale. Skijimi, po ashtu, ka qenë mjaft i mirë dhe Austria ka zënë dy vendet e para. Falënderoj tifozët e mrekullueshëm këtu”, ka thënë Hirscher.
Hirscher e ka dërguar Austrinë në maje të tabelës së medaljeve në Botërorin e skijimit alpin, me tri të arta, katër të argjendta dhe dy të bronzta, duke e kaluar vendin nikoqir Zvicrën. Skitari austriak ka treguar edhe se çfarë e shtyn atë drejt majave të reja..



