Historia e pabesueshme e futbollistit shqiptar, arrestohet në Gjermani duke numëruar 33 mijë euro!

Historia e pabesueshme e futbollistit shqiptar, arrestohet në Gjermani duke numëruar 33 mijë euro!

Më 12 dhjetor 2017 Bekim Kuli përfundoi në pranga dhe aktualisht është i burgosur në Gjermani

Kavajasin në Shqipëri e njohin të gjithë si futbollit, derisa cilësitë e tij kanë qenë të padiskutueshme.

Por, askush nuk e kishte menduar se do të vinte kjo ditë dhe Kuli do të akuzohej për përfshirje në trafik lëndësh narkotike, apo edhe për dijeni të një aktiviteti të tillë, akuzë që bie mbi ish-mesfushorin, sipas Herit, vëllait të Bekimit.

“Dy policë, në fakt, kishin qenë të inflirtruar dhe ishin sjellë si trafikantë. Ata kishin kërkuar të blinin mall te njeriu i cili e kishte pritur Bekimin në Gjermani,” ka thënë vëllai i futbollistit.

Më pas, miku i kavajasit e kishte thirrur ish-futbollistin dhe kishte prezantuar te policët e infilturar si nipin e tij.

Më parë palët ksihin arritur marrëveshjen për shitjen e një sasie droge për 33 mijë euro.

“Në atë moment, ai nuk kishte preferuar t’i numëronte vetë paratë, por i kishte kërkuar Bekimit që t’i numëronte. ‘Beko, hajde numëroji këto paratë’,”.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Heri (nëse i bashkon emrin dhe mbiemrin përfundimi është Herkuli) tregon se si e arrestuan vëllanë në Gjermani dhe çfarë pritet të ndodhë në të ardhmen.

Çfarë ndodhi me vëllanë tuaj?

Vëllai, për fat të keq, është në burg aktualisht. Jemi thellësisht të tronditur nga e gjithë ajo që ndodhi, por ja që fati dhe jeta ndonjëherë të vënë në prova të mëdh.

Ju mendoni se Bekimi është arrestuar për çështje fati?

Edhe për këtë. Bekimi është njeri që u beson shumë njerëzve. Shkoi u shoqërua me njerëzit e gabuar, me shpresën se do të merrte dokumentet gjermane në të ardhmen dhe në fund e pësoi.

Le ta nisim pak nga fillimi… Kur shkoi Bekim Kuli në Gjermani?

Kishte afro dy muaj. Ka qenë tetor kur ai ka shkuar në Gjermani te disa të njohurit e tij.

Çfarë ndodhi aty?

Më 12 dhjetor, Bekimi u arrestua së bashku me 6-7 persona të tjerë. Ndodhej në lokalin e një personi që e konsideronte mik. Gjithçka ishte pa lidhje me Bekimin në fakt, por ja që u përfshi edhe ai.

Shpërndaje në: