Historia e pabesueshme e Madeleine Albright: I ndërroi tri fe, s’e dinte që ishte hebre derisa u plak

Historia e pabesueshme e Madeleine Albright: I ndërroi tri fe, s’e dinte që ishte hebre derisa u plak

Edhe ish sekretarja amerikane e shtetit nga viti 1997 e deri më 2001, Madeleine Albright ka ardhur për vizitë në Kosovë ku i është ngritur një shtatore, për të cilën shpresojmë se nuk do t’i përngjajë ndonjë politikaneje tjetër në Kosovë.

Ajo është lindur me emrin Marie Jana Korbelova nga një familje hebreje çekosllovake.

Bashkë me familjen e saj, ajo kishte emigruar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1948 nga ish Çekosllovakia. Babai i saj, diplomati Josef Korbel, e vendosi familjen në Denver, dhe kështu Marie Jana u bë qytetare amerikane në vitin 1957, ose në moshën 20 vjeçare.

Ajo u bë e njohur për publikun kosovar në kohën e luftës duke e përdorur një retorikë tepër të ashpër ndaj regjimit të Millosheviqit. Ajo ishte akuzuar për fjalime që nxisnin urrejtjen ndaj kombit serb, shkruan Periskopi.

Në vitin 2012 derisa ishte në një forum në Çeki në promovim të një libri, ajo ishte sulmuar nga një grup aktivistësh nga organizata çeke “Pratele Srbu Na Kosovu”. Ajo ishte filmuar duke thënë “Serbë të gërditshëm, dilni jashtë!” Aktivistët e kësaj organizate kishin qenë duke i shfaqur disa fotografi të viktimave serbe në luftën e Kosovës më 1999.

Regjisori çek Vaclav Dvorak e kishte raportuar Albrightin në polici, duke thënë që ish sekretarja amerikane e shtetit po shpërndane urrejtje etnike dhe po shfaqte mosrespekt për viktimat e luftës.

Albright ishte martuar me Joseph Medill Patterson Albrightin në vitin 1959. Ajo i ka tri vajza me të. Ishte divorcuar nga burri në vitin 1982, edhe pse vazhdon ta mbajë mbiemrin e tij.

Ajo kishte lindur si hebreje, ishte rritur si katolike ndërsa më vonë ishte bërë pjesë e Kishës Episkopale.

Kur The Washington Post kishte raportuar për prejardhjen hebreje të Albrightit, pasi ajo ishte bërë sekretare e shtetit në vitin 1997, Albrighti kishte thënë se ishte befasuar. As vetë s’e kishte ditur që kishte qenë hebreje deri në moshën 59 vjeçare. Tre nga gjyshërit e saj në Çekosllovaki ishin vrarë gjatë Holokaustit. /Periskopi

Shpërndaje në: