Historia e përgjakshme dhe shkatërruese e Shqipërisë me tërmetet në 200 vitet e fundit

Historia e përgjakshme dhe shkatërruese e Shqipërisë me tërmetet në 200 vitet e fundit

Një tërmet i rëndë prej 6,4 shkallësh ka goditur sot Durrësin duke shkaktuar tronditje në mbarë Shqipërinë. Deri tash janë konfirmuar 7 njerëz të vrarë nga ky tërmet ndërsa mbi 300 janë të plagosur.

Por, cila është historia e tërmeteve në Shqipëri?

Tërmeti i fundit që bëri namin u regjistrua më 9 janar të vitit 1988 në Tiranë. 5,4 ballë të righterit ishte magnituda e tij.

Para tij, kishim tërmetin e 3 prillit të vitit 1969 në Tepelanë. Dëme të mëdha ishin shkaktuar në Mallakastër, Tepelenë, Fier, Berat, Vlorë, Përmet dhe Skrapar. 5 mijë e 331 shtëpi dhe 842 ndërtesa të pabanuara ishin dëmtuar rëndë. Fshati i Rabijes, Izvorit dhe Cerillës[Tepelanës] ishin shkatërruar krejtësisht.

I rëndë e shkatërrues kishte qenë edhe tërmeti i 1 shtatorit 1959 në Lushnje, me magnitutë 6,2. Dëme të mëdha kishin pësuar Librazhdi dhe Dibra në Shqipëri dhe në Maqedoninë Perëndimore. 6335 ndërtesa ishin dëmtuar rëndë, 534 prej të cilave ishin kolapsuar. 12 njerëz kishin vdekur ndërsa 174 ishin plagosur, shkruan Periskopi.

10 vite më herët, më 27 gusht të 1948-s ishte goditur me 5,5 shkallë edhe zona e Nënshkodrës. Një person kishte vdekur ndërsa 21 të tjerë ishin plagosur.

Ndërsa, sa i përket tërmeteve të para një shekullit, ishte ai i 20 dhjetorit 1920 në Elbasan me shkallë 5,6. 173 shtëpi ishin shkatërruar krejtësisht. 14 njerëz kishin vdekur ndërsa mbi 300 kishin mbetur të plagosur.

Ngjarjet më të frikshme kishin ndodhur në vitin 1855, kur Shkodra ishte lëkundur nga një varg tërmetesh nga muaji korrik deri në muajin gusht. Ishin shkatërruar fshatrat e Bushatit, Jubanit, Kozmaqit dhe Vaut të Dejës. Kishte pasur dëme të rënda edhe në Shkodër dhe Bruc.

Ndërkohë, në vitin 1851, më 17 tetor, kishin shkatërrimet në Berat shkaku i një tërmeti të rëndë shkalla e të cilit nuk dihet. Mbi 400 njerëz kishin mbetur të vrarë./Periskopi

Shpërndaje në: