HISTORIKE: Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike

HISTORIKE: Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike

Ekipi olimpik i Kosovës ka bërë historinë duke parakaluar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Rios.

Të udhëhequr nga Majlinda Kelmendi, që ka qenë bartëse e flamurit që për herë të parë merr pjesë në kompeticionin e Lojërave Olimpike, ekipi olimpik i Kosovës ka parakaluar para 90 mijë tifozëve të pranishëm në stadiumin legjendar të Brazilit, ‘Maracana’.

Ekipi olimpik i Kosovës është përbërë nga 19 pjesëtarë, ndërsa vetëm tetë nga ta do të garojnë, shkruan Lajmi.net.

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Urata Rama, Musa Sadiku, Vijona Kryeziu, Lum Zhaveli, Rita Zeqiri dhe Qëndrim Guri, janë garuesit që do të përfaqësojnë Kosovën në Rio.

Kujtojmë se sot (e shtunë) nis aventura e garuesve kosovarë në Rio, ku rreth orës 13:00, Urata Rama do të garoj në shenjëtari dhe Qëndrim Guri në çiklizëm.

Majlinda Kelmendi garon ditën e diel, diku rreth orës 16:00.

majkinda

Shpërndaje në: