Historike: Las Palmas i nxjerr pikë Barcelonës pas 17 viteve

Historike: Las Palmas i nxjerr pikë Barcelonës pas 17 viteve

Las Palmas ka arritur të barazoj kundër Barcelonës në një ndeshje tejet të mirë nga ishullorët.

Fillimisht u duk se Barcelona do të shënonte fitore, kur Lionel Messi hapi llogarinë e katalunasve me një gol të bukur nga goditja e dënimit.

Por, në pjesën e dytë u akordua penalti në dëm të Barcelonës. Dhe në gol e shndërroi Calleri. Kjo penalti u bë diskutabile, pasi që shihet se i faulluar ishte lojtari i Barcelonës, Vermaleen dhe jo ndonjë lojtarë i Las Palmasit.

Megjithatë, pas golit të barazimit ishullorët u mbrojtën mirë dhe me kundërsulme mundoheshin që të gjenin golin e fitores.

Barcelona tash është pesë pikë larg ndjekësit të dytë, Atleticos, skuadër me të cilin e zhvillon derbin të dielën. /Periskopi

Shpërndaje në: