HISTORIKE: Vedat Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas, e kalon legjendarin Eto’o

HISTORIKE: Vedat Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas, e kalon legjendarin Eto’o

Vedat Muriqi ka hyrë në histori me fanellën e Mallorcas, duke shkruar një kapitull të ri në La Liga.

Sulmuesi kosovar realizoi dy gola ndaj Rayo Vallecanos në javën e 31-të, duke vulosur fitoren dhe njëkohësisht duke thyer një rekord historik për klubin spanjoll.

Muriqi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 36-të, ndërsa vetëm pak minuta më vonë, në të 40-tën, shënoi sërish për të çuar rezultatin në 2:0.

Me këto realizime, ai ka arritur në kuotën e 55 golave me Mallorcan, duke kaluar legjendën Samuel Eto’o dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.

Një moment historik për Muriqin, i cili po kalon sezonin më të mirë të karrierës, me plot 21 gola të shënuar në kampionat.

Shpërndaje në: