Holanda mposhtë dhe turpëron Gjermaninë pas 16 viteve (Video)

Holanda mposhtë dhe turpëron Gjermaninë pas 16 viteve (Video)

Holanda ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Gjermanisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

‘Tulipanët’ arritën fitore 3:0, në një ndeshje tejet të bukur dhe me emocione në Johan Cruyff Arena.

Ishte Virgil Van Dijk që hapi serinë e golave, para se lojtari më i mirë në këtë ndeshje, Memphis Depay shënoi golin e dytë. Wiljandum shmangi dy lojtarë dhe shënoi për fitoren 3:0.

Tashmë Holanda tubon tre pikë, kurse ‘Panzerat’ mbesin me një pikë. Ndeshjet e ardhshme dyja ekipet i luajnë ndaj Francës.

Vlen të theksohet se kjo është fitorja e parë e Holandës ndaj Gjermanisë që nga viti 2002./Periskopi/

Shpërndaje në: