Holstein Kiel kërkon transferimin e Avdijajt
Donis Avdijaj pritët të largohet nga Schalke 04.
Reprezentuesi i Kosovës nuk është më në planet e skuadrës nga ‘Gelsenkirchen’.
Problemet e vazhdueshme dhe mungesa e diciplinës ka bërë që Schalke ta nxjerrë në shitje lojtarin.
Së fundmi interesim për kosovarin ka shprehur skuadra nga Bundesliga 2, Holstein Kiel.
Kiel është ngjitur këtë edicion në Bundesliga 2 dhe po kërkon të përforcohet me Avdijaj .
Ekipi gjerman ka kërkuar huazimin e yllit të Kosovës me të drejtë blerje në fund të stinorit.
Ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga Schalke që më parë ka njoftuar se Avdijaj kushton tre milionë euro.



