Homazhe tek Memoriali “Heroinat” në Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale në Kosovë
U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, njëherit Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu bashkë më kryeministrin Albin Kurtin dhe me kabinetin qeveritar ka bërë homazhe tek Memoriali “Heroinat”.
Sot shënohet Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë. Përmes shënimit të kësaj dite përkujtohen vuajtjet dhe traumat e atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Kjo ditë synon të njohë padrejtësinë e përjetuar dhe traumën si pasojë e krimeve të tilla dhe njëkohësisht të rrisë ndërgjegjësimin për drejtësinë e vonuar dhe luftën kundër stigmës. /EO



