Hoenes: Premier Liga është larg më e mira
64-vjeçari deklaroi se klubi i tij Bayern Munich është shumë mbrapa rivalëve anglezë, shkaku i kontratës së jashtëzakonshme televizive që ka siguruar ky kampionat.
“Nuk ekziston më një garë në kushte të barabarta në aspektin e biznesit. Shihni të ardhurat nga e drejta televizive në Angli, Bayerni është 200 milionë euro pas klubeve kryesore angleze”.
Klubi bavarez e mbylli vitin e shkuar me shifra rekorde dhe me fitime prej 30 milionë euro.



