Horoskopi sot
Dashi
Jeta juaj në çift do hyjë në një fazë edhe më të bukur gjatë kësaj dite. Do merreni më tepër me atë që keni në krah dhe atmosfera do ngrohet së tepërmi. Beqarët nuk do kenë dëshirë të fiksohen pas ndonjë personi dhe do mbeten me të njëjtin status. Sektori i financave do vijë duke u stabilizuar. Do ndiheni edhe më të qetë kur të kryeni ndonjë shpenzim.
Demi
Ata që janë në një lidhje do dashurohen si ta ndiejnë me partnerin e tyre dhe e ardhmja do jetë akoma më e ndritur. Beqarët më në fund do gjejnë dashurinë e madhe dhe do ndihen më të plotësuar se kurrë më parë. Në jetën profesionale do mbështeteni nga Jupiteri dhe gjendja do fillojë të përmirësohet. Do shpenzoni më shumë kujdes e maturi.
Binjakët
Klima në jetën tuaj në çift do fillojë të ngrohet gjatë kësaj dite. Do merreni vesh për gjithçka dhe do i largoni të gjitha mendimet e këqija që keni pasur. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të filluar një histori dashurie edhe pse mundësitë që do iu jepen do jenë të mrekullueshme. Në planin financiar do keni më shumë fat se kurrë më parë. Gjendja do vijë duke u stabilizuar.
Gaforrja
Do jeni të vendosur sot t’i zgjidhni njëherë e mirë të gjitha problemet që keni pasur në jetën tuaj në çift dhe do ndiheni shumë më të qetë se kohët e fundit. Beqarët kanë rrezik të tregohen impulsivë dhe të bëjnë disa gabime të pafalshme. Çështjet e financave nuk do jenë në gjendjen më të mirë. Tregohuni shumë të matur me çdo shpenzim dhe shmangni dhëniet e huave.
Luani
Ditë shumë e turbullt dhe plot probleme kjo e sotmja për të dashuruarit. Mos merrni vendime të nxituara të cilat mund t’ua prishin gjithë atë që keni ndërtuar deri më sot. Beqarët nuk do kenë mundësi të mira për të filluar një histori dashurie, kështu që për të mos u ndier vetëm duhet të qëndrojnë pranë miqve. Për financat duhet të përkujdeseni edhe më tepër.
Virgjëresha
Jeta juaj në çift do fillojë të stabilizohet gjatë kësaj dite. Do ndiheni mirë në krahët e atij që dashuroni dhe gjithçka do ju ecë si e kishit ëndërruar. Beqarët do kenë disa takime, por asnjëri nga personat nuk do ju duket aq tërheqës sa për të filluar një lidhje. Në planin financiar do jeni me fat. Shumë gjëra kanë për të ndryshuar pozitivisht gjatë kësaj dite.
Peshorja
Mos e kundërshtoni për çdo gjë partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe nga ana tjetër mos kërkoni gjëra të pamundura prej tij sepse nuk është momenti i duhur. Merrini gjërat më shtruar. Beqarët duhet ende të bëjnë durim sepse as sot nuk kanë për ta gjetur princin e tyre të kaltër. Financat do varen nga mënyra se si ju do i menaxhoni. Tregohuni të matur.
Akrepi
Jo e gjithë dita do jetë e qëndrueshme sot për ju, kështu që kujdes me ato që do i thoni partnerit. Nga ana tjetër duhet të tregoheni edhe më liberalë dhe tolerantë. Beqarët do kenë takime, por sërish nuk do arrijnë të fillojnë dot një lidhje të qëndrueshme. Gjendja financiare do jetë edhe më e mirë nga sa e kishit menduar. Do ndiheni të lumtur për këtë arsye.
Shigjetari
Merrini gjërat me sa më shumë qetësi sot ju të dashuruarit sepse përndryshe situata do ju dalë jashtë kontrollit. Beqarët do kenë takime të papritura të cilat mund t’ua ndryshojnë njëherë e përgjithmonë vijimësinë e jetës. Në planin financiar duhet të merrni masa strikte nëse doni që gjendja të fillojë të përmirësohet. Po shpenzuat kuturu do keni vështirësi.
Bricjapi
Ditë e mrekullueshme dhe e mbushur me emocione të jashtëzakonshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Do i harroni edhe mosmarrëveshjet e vogla që keni pasur disa ditë më parë. Beqarët duhet të bëjnë kujdes sepse disa persona dashakeqë do kërkojnë t’i tërheqin pas vetes. Financat do vazhdojnë të mbeten delikate dhe do ju duhet ndihma e të afërmve për t’ia dalë.
Ujori
Do jeni shumë kapriçiozë sot ju të dashuruarit dhe në asnjë çast nuk do ndiheni të kënaqur. Mos kërkoni gjithmonë gjëra të pamundura sepse partneri nuk do ua plotësojë dot dëshirat. Beqarët duhet t’i pranojnë ftesat që do iu bëhen në mënyrë që të fillojnë histori dashurie të këndshme. Në planin financiar nuk duhet të hidhni asnjë hap pa reflektuar për gjendjen në të cilën ndodheni.
Peshqit
Marrëdhënia në çift do fillojë të ftohet gjatë kësaj dite. Duke u marrë vetëm me punën dhe çështje të tjera keni kohë që e keni lënë pas dore partnerin. Për beqarët do ketë takime mbresëlënëse të cilat shumë shpejt mund të shndërrohen në histori dashurie afatgjata. Gjendja e financave do lërë goxha për të dëshiruar. Tregohuni të kujdesshëm



