Hoti: Me fitoren e Isa Xhemajlaj përfundojnë pazaret e tipit Veseli-Bazaj

Hoti: Me fitoren e Isa Xhemajlaj përfundojnë pazaret e tipit Veseli-Bazaj

“Grupet e caktuara, grupet e interesit po duan ti qërojnë hesapet e që nuk kanë të bëjnë fare me interesat e qytetarëve as në Drenas dhe as në Kosovë”, është shprehur Hoti në emisionin “Kontakt”, në Tribuna Channel.

Ai ka thënë se me tërheqjen e Naim Bazajt, nga kandidatura për kryetar të Drenasit, qytetarët janë irrituar me PDK-në.

“Janë irrituar të gjithë ata njerëz që kanë pasur bindje dhe shpresë në PDK, e kanë parë se në PDK janë grupuar klane që ndajnë interesat. Ky Pazar që ka ndodhur mes Bazajt dhe Veselit sigurisht se e ka një strumbullar dhe ky Pazar ka filluar me mbledhjen e arsimtarëve nga z. Thaçi”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se në Drenas kanë parë situata të vështira të qytetarëve dhe se është momenti kur të gjithë duhet të bashkohen rreth një fryme të re dhe të mbështesin Isa Xhamajlaj për kryetar sepse me fitoren e tij qytetarët do të bëhen pjesë e qeverisjes komunale në Drenas.

Hoti në këtë emision ka folur edhe për mundësinë e koalicionit parazgjedhor AAK-NISMA-AKR, për rastin e vdekjes së Astrit Deharit si dhe për zgjedhjet e parakohshme.

Shpërndaje në: