Hoti i përgjigjet Kurtit: E qepe thesin për shqiptarët, e hape për serbët

Hoti i përgjigjet Kurtit: E qepe thesin për shqiptarët, e hape për serbët

Deputeti i LDK-së dhe ish-kryeministrit Avdullah Hoti, ka reaguar pas intervistës së Albin Kurtin për televizionin kosovar, TV Dukagjini.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se kryeministrit Kurti po krenohet për qepjen e thesit të shqyer, por një gjë e tillë ka ndodhur vetëm për shqiptarët. Për jo edhe serbët e veriut.

Ai ka thënë se për serbët e kanë hapur thesin, duke ua paguar shpenzimin e energjisë elektrike.

“Krenohen se u teproi buxheti në fund të vitit 2022, sepse “e kanë qepur thesin e shqyer”. Por “qepja e thesit” ndodhi vetëm për shqiptarët. E për serbët në veri e hapën thesin — 98 mil euro paguan për ta për energjinë.

Mashtruesit kanë emër!”, ka shkruar Hoti.

Shpërndaje në: