Hoti: Nuk ka pensione per veteranët
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se akoma nuk janë siguruar mjetet e nevojshme për veteranët e luftës së fundit në Kosovë.
Hoti nuk ka dhënë më shumë hollësi se përse akoma nuk janë siguruar këto mjete, raporton “Zeri.info”.
“Nuk i kemi siguruar paratë për pensionet e veteranëve”, ka deklaruar Hoti, përcjell “Zeri.info”.
Këtë deklaratë, Hoti e bëri gjatë një konference për mediat në Doganën e Kosovës.



