Hoti: Qytetarët po paguajnë çmimin e dështimit të kësaj qeverie me errësirë

Hoti: Qytetarët po paguajnë çmimin e dështimit të kësaj qeverie me errësirë

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar për reduktimet e rrymës që po ndodhi në një pjesë të vendit.
Hoti në postimin e tij tha se qytetarët po e paguajnë dështimin e Qeverisë Kurti me errësirë, dëme ekonomike dhe pasiguri.

Postimi i plotë:

Keqmenaxhimi i sektorit të energjisë elektrike po i kthehet qytetarëve si ndëshkim kolektiv. Pas viteve të humbura pa investime, pa planifikim dhe pa përgjegjësi, KOSTT del me njoftime për reduktime të energjisë.
Është e papranueshme që në 2026 qytetarët dhe bizneset të përballen me ndërprerje të rrymës për shkak të dështimeve të atyre që kanë pasur pushtetin dhe buxhetin në dorë. Askush nuk mund të fshihet pas njoftimeve teknike, kur përgjegjësia është politike dhe direkte.
Energjia nuk është luks, është e drejtë themelore. Çdo reduktim është dëshmi e qartë e keqmenaxhimit, mungesës së vizionit dhe neglizhencës ndaj interesit publik. Qytetarët po paguajnë çmimin e dështimit të kësaj qeverie me errësirë, me dëme ekonomike dhe me pasiguri.

Shpërndaje në: