“House of Cards” vazhdon pa Kevin Spacey-n, me një tjetër kryepersonazh

“House of Cards” vazhdon pa Kevin Spacey-n, me një tjetër kryepersonazh

Seriali i famshëm amerikan që e dramatizon presidencën dhe politikën amerikane “House of Cards”, do të vazhdojë në vitin 2018.

Seriali fillimisht ishte pezulluar pas akuzave të rënda ndaj personazhit kryesor Kevin Spacey ishte akuzuar rëndë për ngacmime seksuale. Netflix, që e prodhon filmin, e kishte larguar nga puna Spaceyn dhe e kishte vënë në rrezik vazhdimin e serialit.

Kujtojmë që Presidenti Underwood, i luajtur nga Spacey, kishte dhënë dorëheqje shkaku i një presioni të madh publik – por u pozicionuar në një rol tjetër, më të fuqishëm, përmes gruas së tij presidente, Claire Underwood (Robin Wright). Por, tashmë që Spacey është pezulluar, është bërë e ditur se rolin kryesor do ta ketë Robin Wright, ose Claire Underwood – gjë e cila padyshim se do ta ndryshojë krejtësisht atë që pritet të ndodhë në serial – raporton Periskopi.

Sesi do të pritet seriali pa Kevin Spacey-n, mbetet të shihet.

Shpërndaje në: