How to tie a tie? Deputeti i VV-së sheh në seancë video në YouTube
Anëtarët e Vetëvendosjes duket se janë në hall të madh t’i përngjajnë sa më shumë në qëndrime e në veshje liderit të tyre, kryeministrit Albin Kurti i cili tash e katër vite ka nisur të mbajë edhe krevatë – të cilën dikur e shihte si simbol të politikanëve të çlidhur me fatin e popullit.
Anëtarët e VV-së ndoshta nuk mund t’i përditësojnë përditë qëndrimet politike të Kurtit që ndryshojnë sa ora, por duket se kërkojnë t’i përditësojnë elementet e dukjes së liderit.
Tashmë, krevata është bërë një simbol i ndryshimit të përhershëm të kryeministrit Kurti.
Deputeti i kësaj partie me emrin Dimal Basha është parë në seancën e Kuvendit të Kosovës duke parë video në YouTube se si të lidhet krevata.
Në seancë po zhvillohet një interpelancë me ministrin Hekuran Murati në lidhje me shtesat e ndalura për pensionistët e Kosovës.
Basha ka qenë një ndër anëtarët më të zëshëm të Vetëvendosjes në Kuvend e në Facebook gjatë dy viteve të fundit.
Sidoqoftë, ai nuk është marrë vetëm me tema të mëdha kombëtare, por edhe me tema të ndryshme lokale dhe ka qenë një ndër avokuesit më të mëdhenj kundër pirjes së duhanit nëpër kafene dhe ambiente të brendshme të tjera.





