Hoxhaj: Daçiqit ia tregova ku e ka vendin, ai më pas e lëshoi sallën
“Unë fola për rikthimin e historisë. Por nuk e imagjinova ta shoh Daçiqin e rikthyer”.
“E mbaj mend atë në vitet 90-ta kur ishte zëdhënës i Millosheviqit, i një regjimi që i ka bërë aq dëme Ballkanit dhe Kosovës. Është për keqardhje kur e shoh Ivica Daçiq si flet dhe sillet”.
“Deshti apo jo, Kosova është e pavarur dhe do të jetë çdo herë e tillë”.
Kjo është deklarata e Hoxhajt që më pas e bëri Daçiqin ta lëshojë sallën në Varshavë të Polonisë.
Këto deklarata Hoxhaj i ka bërë në Radio Televizionin e Kosovës.



