Hoxhaj në “Radar”, por kur e publikon bisedën cenzuron pjesën ku ai bëri gabimin e madh

Hoxhaj në “Radar”, por kur e publikon bisedën cenzuron pjesën ku ai bëri gabimin e madh

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thirrur befasisht me telefon sot ne emisionin e mëngjesit në radio, “Radar”, të Radio Dukagjinit.

Në shaka, Hoxhaj i është drejtuar prezantueses Edita, duke thënë se koalicioni PDK me partnerë po ecën me shpejtësi të madhe drejt fitores. Ai ka kërkuar këshilla nga Edita se si mund ta respektojnë radarin përkitazi me shpejtësinë që po lëviz ky koalicion.

Hoxhaj e ka përgëzuar Editën për emisionin duke thënë se zhanri i prezantimit të saj është shumë perëndimor.

Por ne fund, pas gjithe atyre komplimenteve nje gabim qe beri Hoxha, tregon se lavdet per moderatoren nuk ishin te sinqerta, raporton Magazina.al.

Pasi  e tha qe e ndjek vazhdimisht emisionin e saj, ministri ne largim, deshmoi se nuk ia di as emrin moderatores. Ne pershendetje e siper ate e quajti Edone, gje qe u vërejt nje zhgenjim dhe habi nga ana e Edites. Por kjo pjese eshte cenzuar ne audion  qe e ka shperndare Hoxhaj./Magazinaa.al

Shpërndaje në: