Huliganët sulmojnë policinë – shikoni skenat e pahijshme në Bundesligë

Huliganët sulmojnë policinë – shikoni skenat e pahijshme në Bundesligë

Borussia Dortmund në javën e 9-të të Bundsligës në përballjen me Hertha Berlin dy herë e pa veten në avantazh, por mysafirët në fund morën një pikë.

Megjithatë një hije të zezë mbi një ndeshje shumë cilësore e hodhën tifozët e Hertha Berlinit. Këta në tribuna shkaktuan një kaos që rrallë herë shihet në shkallët e stadiumeve, në veçanti në Bundesligë.

Ditëlindjen e tyre të 15-të, tifo grupi “Haupstadt Mafia”, nisi ta festojë me piroteknikë, ndërsa situata doli jashtë kontrollit kur policia ua mori një transparent.

Pas kësaj huliganët nisën një zënkë me policinë, ku kaluan telat mbrojtës dhe sulmuan policinë me shufra, kurse policia më pas iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Shikoni pamjet më poshtë:

Shpërndaje në: