Huligani ukrainas e pëson keq nga tifozi i Liverpoolit

Huligani ukrainas e pëson keq nga tifozi i Liverpoolit

Pamje të tmerrshme janë kapur nga disa kalimtarë ku kanë regjistruar sjelljet e një huligani të dehur ukrainas në rrugët e Kievit.

Videoja e shpërndarë në internet tregon kur i dehuri sulmon një person tjetër në një sheh të rrënuar të kryeqytetit ukrainas, i cili sonte pret finalen e Ligës së Kampionëve në futboll.

Por i dehuri e pëson keq nga nja fans i Liverpoolit i cili me një goditje e vënë në gjumë të thellë, raporton “The Sun”, transmeton Periskopi.

Disa raporte pohuan se i dehuri po përzgjidhte vetëm britanikët, por burimi i videos sugjeroi se njeriu me këmishë ishte vetëm një “bandit që synonte njerëz të rastit”.

Ndërkohë, tifozët e Liverpoolit kanë populluar rrugët Kievit, duke shpërndarë foto të trajnerit gjerman Jurgen Klopp, të cilët po jetojnë me shpresën se ai do të dalë fitues në finalen e Ligës së Kampionëve./Periskopi/  

Video:

https://www.thesun.co.uk/news/6384403/ukraine-hooligan-knocked-out-kiev-liverpool-champions-league-final/

Shpërndaje në: