HULUMTIM ll Pa kuorum e në konflikt interesi, Universiteti i Pejës emëroi u.d Sekretaren Tirana Baftiu Hasani (DOKUMENT)
Shkelje drastike dyshohet të kenë ndodhur në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”, ku në hulumtimin e pestë me radhë të Periskopit, përfshihet u.d sekretarja, znj. Tirana Baftiu Hasani. Këshilli Drejtues në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka” të cilin e udhëheq Majlinda Belegu, në mbledhjen e mbajtur më datë 04.10.2021 ka emëruar ushtrues detyre (u.d) sekretare e përgjithshme – pa pasur kuorum – znj. Tirana Baftiu Hasani.
Periskopi
Ky emërim është bërë në kundërshtim me Ligjin për Zyrtarët Publik, Statutin e Universitetit – konkretisht në kundërshtim me nenin 20, paragrafi 4 i Statutit të Universitetit – ku përcakton se Këshilli Drejtues për të mbajtur mbledhje duhet të ketë kuorum prej së paku 5 anëtarësh. Në atë mbledhje të mbajtur kanë qenë të pranishëm vetëm 4 anëtarë.
Më datë 04.10.2021, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, në cilësinë e juristes merr pjesë Tirana Baftiu Hasani që kishte konflikt flagrant të interesit (shpjegohet më poshtë arsyeja), ngase ajo ka qenë në dijeni se për mbajtjen e kësaj mbledhje nuk kishte kuorum (4 anëtarë).
Më poshtë gjeni procesverbalin e Këshillit Drejtues të datës 04.10.2021:

Pas kësaj mbledhje të kundërligjshme, ajo emërohet ushtruese e detyrës së Sekretares së Përgjithshme.

Ndër të tjera, znj. Baftiu-Hasani kontratën e rregulltë të punës e ka zyrtare për çështje juridike në Fakultetin e Agrobiznesit, pozitë kjo e kategorisë profesionale – ndërsa ushtron pozitën e drejtuesit të lartë, që është në kundërshtim me nenin 35 të Ligjit për Zyrtar Publik;

Burime të Periskopit, bëjnë të ditur ndër të tjera, se znj. Baftiu-Hasani dyshohet se ka vazhduar të nxjerrë vendime të kundërligjshme pa asnjë bazë ligjore, duke e emëruar pa asnjë procedurë të konkursit publik znj. Fatmire Thaçi, nga pozita profesionale në pozitë drejtuese, sekretare e Fakultetit Juridik.
Krejt në fund vlen të theksohet se, Tirana Baftiu-Hasani del të jetë edhe mbështetëse e kryeministrit Albin Kurti.
Madje, simpatinë për ta ajo nuk ngurron ta shpreh edhe në rrjetet sociale.
/Periskopi/
HULUMTIM || Universiteti i Pejës e shpërbleu profesorin e vet me një tender 21 mijë euro



