Humb City por fiton Muriçi i Kosovës: Nga ndeshja tjetër titullar (Video)

Humb City por fiton Muriçi i Kosovës: Nga ndeshja tjetër titullar (Video)

Newcastle United shokoi të gjithë mbrëmë pas fitores senzacionale ndaj Manchester Cityt në St.James’ Park.

Aguero kishte shënuar që në fillim për ‘qytetarët’ duke dhënë ndjesinë për një fitore tjetër të lehtë e të thellë të skuadrës së tij, shkruan Periskopi. Por, Rafa Benitez dëshmoi sërish se është një trajner i madh e i paparashikueshëm edhe pse ka një ndër ekipet më të dobëta në ligë.

Ekipi i tij ishte mjaft luftues gjatë gjithë ndeshjes, dhe ia doli që në mënyrë të jashtëzakonshme të përmbyste gjithçka.

Së pari, pas një pozicionimi të dobët të mbrojtjes dhe të portierit Ederson, shënoi Salomon Rondon. Ndërsa, të dytin nga pika e bardhë e konkretizoi Matt Ritchie.

Por, ai që pati paraqitje çuditërisht të dobët për Cityn ishte portieri Ederson Moraes. Siç mund ta shihni më lart, ai u vlerësua si lojtari më i dobët në fushë me notën 5.6.

Madje, përveç kësaj, Edersoni edhe u lëndua dhe kjo mund të jetë një arsye tjetër për gëzim për Arijanet Muriqin. /Periskopi

Shpërndaje në: