Humb Distria Krasniqi, por ka një mundësi tjetër për të fituar medalje

Humb Distria Krasniqi, por ka një mundësi tjetër për të fituar medalje

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është mposhtur nga rusja Kuziutinia në çerekfinale të World Judo Masters, i cili është duke u zhvilluar në Shën Petersburg të Rusisë.

Kosovarja e ka humbur mundësinë për medalje të artë në këtë garë, por ka shpresa ta rrëmbejë të bronztën përmes repechage.

Ajo u mposht nga rusja Natalia Kuziutina në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në repechange, Krasniqi do të ndeshet me japonezen Natsumi Tsunoda.

Ndërkohë, më herët, Nora Gjakova u eliminua në rundin e parë dhe kështu mbeti pa medalje në tureun e fundit për këtë vit.

Shpërndaje në: