Humb jetën papritur aktori 35-vjeçar i serialeve të njohura turke

Humb jetën papritur aktori 35-vjeçar i serialeve të njohura turke

Ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare si pasojë e një krize në zemër aktori i shumë serialeve të suksesshme turke.

Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e hënë. Sipas medias aktori Harun Kandemir, i cili njihej për shtatlartësinë e tij rreth 2 metra, u rrëzua përtokë pasi kishte ngrënë darkë me familjarët e tij në Tekirdag.

Menjëherë familjarët kanë njoftuar ambulancën, të cilët me të mbërritur në vendngjarje konstatuan se “gjiganti” kishte vdekur

Trupi i aktorit u dërgua në morgun e spitalit shtetëror në Çerkezköy, ku edhe do t’i nënshtrohet autopsies.

Sipas “Haberturk”, Kandemir ka luajtur me aktorët më të njohur turq në disa prej serialeve më të suksesshme të viteve të fundit si “Lugina e Ujqërve”, “E?kiya Dünyaya Hukumdar Olmaz”, “Filinta” dhe në serialin që po transmetohet aktualisht “Çukur”, shkruan tvklan.al.

Shpërndaje në: