Humb jetën parashutisti shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe

Humb jetën parashutisti shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe

Një 28 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë një hedhjes me parashutë. Mediat arabe shkruajnë se të riut nuk iu hap parashuta në momentin e duhur dhe ra në një zonë shkëmbore.

Aksidenti tragjik ndodhi të enjten, ndërsa i riu Armand Qorri u dërgua në spital ndërsa ndërroi jetë në departamentin e emergjencës.

Trupi i tij pësoi lëndime të forta pas përplasjes në shkëmbinjtë e malit, duke u dëmtuar në kokë dhe thyerje të krahut të majtë, transmeton kp.

Mediat arabe shkruajnë se shqiptari kishte pasion të veçantë hedhjen me parashutë, duke marrë pjesë edhe në turne.

Shqiptari me orgjinë nga Vlora, jetonte me familjen në Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Shpërndaje në: