Humbi ndjenjat pasi hyri në shtëpi, vdes burri në Malishevë

Humbi ndjenjat pasi hyri në shtëpi, vdes burri në Malishevë

Mëngjesin e sotëm, një burrë nga fshati Javiq ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se sipas informatave fillestare, viktima kishte qenë në oborr dhe pas hyrjes në shtëpi kishte humbur ndjenjat.

“Sot rreth orës 08:15, nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë jemi njoftuar se një person i moshës madhore nga fshati Javiq ishte dërguar nga familjarët pa shenja jete. Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Sipas informatave fillestare, viktima kishte qenë në oborr dhe pas hyrjes në shtëpi kishte humbur ndjenjat. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj për klankosova

Shpërndaje në: