“Humbja e Coutinhos ishte gjëja më e mirë që mund t’i kishte ndodhur Liverpoolit”

“Humbja e Coutinhos ishte gjëja më e mirë që mund t’i kishte ndodhur Liverpoolit”

Paul Ince beson se Liverpooli ka përfituar nga largimi i Philippe Coutinhos

Ylli brazilian u largua në janar nga Liverpooli për të kaluar te Barcelona për shumën prej 142 milionë euro, shkruan Periskopi.

Ish-lojtari i Liverpoolit, Paul Ince ka thënë se largimi i Coutinhos është gjëja më e mirë që ka mund t’i ndodhë klubit anglez.

“Kur u largua Coutinho, të gjithë menduan që Liverpooli ka mbaruar,” ka thënë Ince.

“Unë nuk e di se a u ndje Klopp njejtë, por unë besoj që humbja e Coutinhos është gjëja më e mirë që ka mundur t’i ndodhë Liverpoolit pasi ata ishin shumë të varur nga Coutinho dhe të gjithë flisnin vetëm për të,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: