”Humbni paratë deri më 31 dhjetor, duke lozur Interin” – Edi Rama tallet me tifozët zikaltër

”Humbni paratë deri më 31 dhjetor, duke lozur Interin” – Edi Rama tallet me tifozët zikaltër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka konfirmuar edhe njëherë që bastet do mbyllen me 1 janar.

Ky vendim është i prerë dhe këtë e ka ritheksuar edhe në emisionin ”Zonë e Lirë” te Arian Çani.

Por Rama përtej seriozitetit, ka gjetur kohë të bëjë shaka me tifozët e Inter.

”Gratë do marrin dhuratë për vit të ri mbrapsht burrin apo djalin e sëmurë nga bixhozi sepse nuk do ketë më ku të shkojë pasi nga 1 janari nuk do ketë më bixhoze”.

Por siç dihet, Edi Rama është tifoz i Juventusit dhe assesi nuk arriti të kalonte bisedën pa thumbuar tifozët e Inter, rivalët kryesorë të ‘Bardhezinjëve’:

”U them publikisht të gjithë tifozëve të Inter, ça keni për t’i hedhur, hidhini se deri më 31 nuk do të humbisni më me Interin”, tha ai duke qeshur./Periskopi/

 

Shpërndaje në: