Humolli kritikon Kurtin për dialog: Kosova e pa përgatitur dhe pa harmoni ndërmjet vete
I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë qëndrimit të tij në Kosovë dhe takimet që kishte me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten e vendit , Vjosa Osmani kishte mesazhe të qarta. Pra një marrëveshje me Serbinë dhe Asociacioni duhet të themelohet.
E kur bëhet fjalë për marrëveshjen me Serbinë, Kurti sot kishte ftuar në takim krerët opozitarë, por vetëm Ramush Haradinaj i AAK’së zgjedhi t’ia pranonte ftesën.
Lidhur me këto zhvillime, ka folur për Periskopin deputeti nga radhët e VV’së, Fatmir Humolli i cili tha se Kosova nuk është e përgatitur, dhe nuk ka harmoni ndërmjet vete fillimisht.
‘’Është një situatë kur proceset janë duke u zhvilluar shpejt, më atë shpejtësi çfarë janë e ka pasur gati po thuajse çdo shtet, po shteti i Kosovës nuk është i përgatitur nuk ka një harmoni ndërmjet veti, që me pas mundësi me u ballafaqu me këtë ekspozion prej emisarëve. Në vend që me e kthy situatën ku diskutohet raportet Kosovë-Serbi ende është ajo situatë ku Serbia ende bisedon për Kosovën. ‘’, ka thënë Humolli për Periskopin.
Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se “nuk ka arritur me kthye që Kosova mos me qenë objekt i diskutimit prej Serbisë dhe faktorit të jashtëm po është më shumë diplomacia jonë duke u marrë me vetveten”.
‘’Serbisë dhe faktorit të jashtëm po është më shumë diplomacia jonë duke u marrë me vetveten. Është koha që me gjet një gjuhë të përbashkët për m’u ballafaqu me problemet ndërkombëtare.’’, shtoi ai.
Humolli po ashtu ka kritikuar Kurtin për raportin me shtetin e Shqipërisë.
‘’Po të njëjtën kohë është dashtë shumë me qenë më vigjilent ma të kujdesshëm me Republikën e Shqipërisë sepse Shqipëria është faktor më i fuqishëm se sa është Serbia. Ne nuk jemi duke punuar sa duhet me Shqipërinë me e harmonizuar çështjen me bashkësinë ndërkombëtare. Këtu Kosova po sillet me njëfarë mendjemadhësie me Shqipërinë, e në raport me faktor tjerë ndërkombëtarë me përulësi. Dmth është ende një mentalitet i robit që klasa jonë politike me heq prej krejt, ku edhe qeveria aktuale ende nuk ka arritur me heq.’’
‘’Po për Qeveria jonë edhe BE nuk është korrekte në raport me gjendjen faktit që është dhe vazhdimisht Serbinë është duke e lëmuar edhe pse ka bërë aq shumë krime. Ne nuk jemi duke u ndarë me Serbinë ne jemi çliru prej tyre. E BE po e konsideron si një ndamje. Te na qeveria jonë shtetit jonë nuk po e njeh që Kosova u çliru prej Serbisë, nuk ka nevojë me u diskutu për Kosovën me Serbinë fare.’, përfundoi ai.
Lidhur me dialogun, sot për Periskopin kanë folur edhe dy deputetë të tjerë të pushtetit. Eman Rrahmani dhe Burim Meta./PERISKOPI/



