Huqja e madhe e Sveçles | Prokuroria liron dy nga ‘pelegrinët’ serbë: S’ka asnjë fakt

Huqja e madhe e Sveçles | Prokuroria liron dy nga ‘pelegrinët’ serbë: S’ka asnjë fakt

Dy serbë të arrestuar të dielën në Prizren e që ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se janë oficerë aktivë të sigurisë së Serbisë tani janë të lirë.

Sveçla pati shkruar në Facebook se ata synonin të shkaktonin “tensione ndëretnike/fetare në Kosovë”, derisa Prokuroria tha se nuk ekziston dyshimi i bazuar.

“Lidhur me  rastin e fundit, ju informojmë se pas ndalimit të të pandehurve për 48 orë, prokurori i çështjes ka analizuar të gjitha provat dhe rrethanat e paraqitura gjatë fazës fillestare të hetimit. Bazuar në këtë vlerësim profesional dhe të pavarur, është konstatuar se aktualisht nuk ekziston dyshimi i bazuar, si standard i nevojshëm ligjor për të justifikuar paraqitjen e kërkesës për masën e paraburgimit apo ndonjë masë tjetër për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë. Prokurori i çështjes, ka ndërmarrë të gjitha veprimet tjera hetimore duke përfshirë edhe marrjen në pyetje të të pandehurve. Prokuroria mbetet e përkushtuar të veprojë me përgjegjësi të lartë, duke respektuar të drejtat e palëve dhe duke siguruar zbatimin e ligjit në mënyrë të drejtë dhe objektive”, shkruhet në përgjigjen e kësaj prokurorie për Koha.

Nga “operacion i përbashkët” në “ranë në radarin e shpejtësisë: Qysh u demantua Sveçla nga Policia për serbët e arrestuar

Shpërndaje në: