Huston Rockets skuadra e tretë që siguron çerekfinalen (Video)
Skuadra basketbollistike, Huston Rocket ashtu si Cleveland edhe Warriors ka siguruar çerekfinalen madhe të NBA-s.
Huston arritën që për mrekulli ta mposhtnin në plejoff klubin e Oklahoma Cityt me rezultat të përgjithshëm 4-1, kurse ndeshja e fundit mes tyre përfundoi 105 – 99.
Koshashënuesi më i mirë në ndeshje ishte James Harden i cili me 37 pikë dhe tetë asistime i ndihmoi klubit të tij ta eliminonte Oklahoman.
Për skuadrën e eliminuar padyshim më i miri ishte Russell Westbrook që realizoi 47 pikë, 11 kërcime dhe nëntë asistime.
https://youtu.be/_2xpxBIPEQI



