Hykmete Bajrami: Kurti është tallur me Sekretarin Amerikan, me Shtëpinë e Bardhë dhe tash po tallet me qytetarët e Kosovës
Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se Kosova nuk është prishur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ka vetëm disa dallime.
“Sipas deputetit Kurti, Ambasada Amerikane në Prishtinë qenka e veçuar nga politika e jashtme amerikane, me siguri edhe kur është tallur me sekretarin e shtetit ka mendu që po bën shaka me një fqinjë të rëndomtë, pra ky është niveli i seriozitetit të Kurtit i cili ka uzurpaur zyrat e shtetit dhe po teston limitet e Prokurorisë, veprimin e të cilës po e presim me muaj,” ka shkruar Bajrami.
Sipas saj, kryeministrit nuk i duket asgjë pezullimi i procesit të fillimit të Dialogut Strategjik me SHBA-të.
“Natyrisht, se Kurtit nuk i duket asgjë pezullimi i prpocesit të fillimit të Dialogut Strategjik me SHBA-të sepse kurrë në jetën e tij nuk ka kontribu për të ndërtuar raporte me SHBA-të apo ndonjë aleatë tjetër të shtetit tonë.”, tha ajo.
Bajrami akuzoi Kurtin se po e relativizon masën e SHBA-ve.
“Kurti është tallur me sekretarin amerikan, është tallur me Shtëpinë e Bardhë dhe tash po tallet me qytetarët e Kosovës, duke thënë se dikush tjetër po ekzagjeron masën e fundit të SHBA-ve që është pezullimi i fillimit të Dialogut Strategjik.”- shtoi tutje Bajrami në postimin e saj në Facebook.
Deputetja e LDK-së përmendi edhe sanksionet e BE-së dhe stagnimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Për shkak të Albin Kurtit, Kosova nga mesi i vitit 2023 është në sanksione të BE-së, nuk ka marrë pothuajse asnjë njohje qe 5 vjet, përjashtim njohjes që e solli Pacolli, nuk është anëtarësuar pothuajse në asnjë organizatë.”- u shpreh Bajrami.
Ajo shtoi se në pesë vjet qeverisje, Kurti nuk ka arritur përveç rritjes së tregtimit me energji elektrike dhe tenderëve njëburimor.
“Të vetmen punë që ka bërë në këto pesë vjet Albin Kurti është rritja e tregtimit të energjisë elektrike dhe rreth 300 milionë Euro tenderat njëburimor.”, ka shkruar Bajrami.
Postimi i plotë:
Pezullimi i dialogut strategjik shkaku i tij, Kurti thotë se nuk është prishur me Amerikën



