Hysaj befason të gjithë rreth përballjes me Ronaldon
Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, i cili aktivizohet për skuadrën italiane, Elseid Hysaj thotë se nuk i pritet që të përballet me futbollistin më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo.
“Si ndiheni kur duhet ta mbuloni Ronaldon? Sikur kur jeni fëmijë, nuk e dini a të besoni apo jo”, deklaroi Hysaj.
“Do të jetë një sfidë e bukur, ndeshje të tilla ju japin motivim të madh. Mezi pres të luajmë”, shtoi ai. /Periskopi.com



