Hysaj drejt skuadrës së Totenham
Mbrojtësi shkodran, i cili aktivizohet në radhët e skuadrës së Napolit në Serie A është vendosur sërish në qendër të vëmendjes sa i përket largimit të tij nga napoletanët.
Së fundmi interes për të ka shfaqur skuadra e Totenham në Angli të cilët e konsiderojnë Hysajn si zëvendësuesin ideal të mbrojtësit të larguar Kyle Walker.
Ai u transferua te Manchester City duke lënë një boshllëk të madh në skuadër. Trajneri i spursave Pochetino beson në aftësitë e lojtarit dhe beson se do të përshtatej mjaft mirë me futbollin anglez.
Por Napoli nuk kërkon të heq dorë lehtë nga shërbimet e mbrojtësit shkodran dhe i ka vendosur një klauzolë prej 50 milionë euro.
Kontrata e lojtarit përfundon në vitin 2021. Napoli e bleu 23 vjeçarin për vetëm pesë milionë euro nga Empoli dhe vlera e tij në merkato është rritur ndjeshëm në sezonet e fundit.
Ai konsiderohet nga mbrojtësit më me vlerë në kampionatin italian. Natyrisht që rol të rëndësishëm do të luajë edhe vullneti i lojtarit pasi lehtë se mund të refuzosh një skuadër prestigjioze si Totenham.



