Hysaj fitoi duelin me Ronaldon, ja nota që mori nga mediat italiane

Hysaj fitoi duelin me Ronaldon, ja nota që mori nga mediat italiane

Mbrojtësi shqiptar luajti një ndeshje të mirë, por pa mundur që të tregojë vlerat e tij më të mira në fazën sulmuese ku ishte pak aktiv, shkruan Albeu.

Mbrojtësi shqiptar u vlerësua me notën 6 nga “La Gazzeta dello Sport”.” Nga krahu i tij Ronaldo është bllokuar, duke limituar shumë inkursionet e portugezit. Mund të bënte më mirë në fundin e ndeshjes”.

Për “Eurosport” dhe “Sportmediaset”, prova e Hysajt ishte pozitive dhe u vlerësua me notën 6.

“Reziston mirë përballë Kristiano Ronaldos, me portugezin që u detyrua të zhvendosej drejt qendrës për të qenë i rrezikshëm përpara. Nuk jep një kontribut të madh në fazën ofensive, me shqiptarin që arrin rrallëherë vijën fundore për të krosuar”, shkruan Eurosport për shqiptarin.

Shpërndaje në: